Kush jane Vehabistet

Friday, January 7, 2011 Read Comment
Allahu Subhanehu Ue Teala ne Kuran thote: "As jehudite,e as krishteret kurre nuk do te jene te kenaqur me ty deri qe te pasosh fene e tyre"
Falenderimi i takon Allahut,te Gjithediturit,Atij i Cili e din se cka fshehin njerezit ne gjoksat e tyre,i Cili ua shpalosi armiqve te islamit te gjitha komplotet qe mundohen ti bejn kundra islamit dhe pasuesve te islamit.

Paqja dhe Meshira e ALlahut qoft mbi Pejgamberin tone Muhamed sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,i cili ishte mesues i njerzimit,udherefyes per ne rruge te drejt,rruge e cila nese njeriu vazhdon ne te asnjeher nuk do te kane mundesi qellimekeqinjet te ia arrine asaj qe ata deshirojne.
Gjithashtu,Paqja dhe Meshira e Allahut qoft mbi familjen e ndershme te Muhammedit alejhi selam,ku armiku i ALlahut deshti qe ta njollos edhe familjen e tij salall-llahu alejhi ue sel-lem kur akuzuan bashkeshorten e tij me amoralitet,dhe kjo akuz erdhi nga nje armik i fsheht i cili pretendonte se eshte musliman,e ne realitet ai ishte dyftyresh(munafik),por Ai i Cili e din te fshehten ia shpalosi dyftyresin dhe tregoi realitetin se ajo ishte vetem akuz e cila rrjedh nga nje dashakeqes i islamit dhe muslimaneve.
Poashtu,Paqa dhe Meshira e ALlahut qofshin mbi shoket e tij sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem,te cilet ishin besnik ndaj Allahut dhe Pejgamberit alejhi selam.Kur urdheronte Allahu apo Pejgamberi alejhi selam per dicka ata nuk thoshin dic tjeter pos ndegjuam dhe rrespektuam.Ata ishin te gatshem ta flijojn jeten e tyre per Dinin e Allahut,kur ishte ne pyetje dini i Allahut dhan cdo sen qe paten,dhan me te shtrejten,kapitalin me te cmuar qe posedon njeriu,Jeten,mos te flasim per tjerat qe jane me me pak vler se sa jeta e njeriut,sic eshte pasuria etj.Si rrjedhoj e kesaj Allahu i beri te bereqetshem ,dhe ua pan hajrin shume popuj,kur i nxorren nga adhurimet e kota per ne adhurimin e Allahut,nga te qenurit rober te njerezve ne ate te Allahut,nga te jetuarit e njeriut me brenga ne te knaqur dhe te lumtur kur perqafuan islamin.Dhe ne jemi deshmitar te kesaj se me te vertet kur jetuam pa islam ishim te humbur dhe nuk patem as knaqsi e as lumturi e as rahati,e kur perqafuam islamin shijuam knaqesin e lumturin.Allahu qoft i kenaqur nga te gjithe shoket e Pejgamberit alejhi selam.
Te nderuar,ALlahu na dergoj Kuran,na dergoj Muhamedin alejhi selam i cilin me se mire eshte i njohur per Allahun dhe per Librin e ALlahut,i beri shoke te Muhamedit alejhi selam,Ebu Bekrin,Omerin,Othmanin,Aliun,Abdullah ibn Abasin,Abdullah ibn Mesudin,Ebu Hurejren,Abdurrahman ibn Auf,Muadh ibn Xhebel edhe shume te tjere,te cilet mesuan fene direkt nga Muhamedi alejhi selam,dhe nuk lejuan aspak te dalin nga ajo cka nuk ishte Pejgamberi alejhi selam,dhe ate cka mesuan e transmetuan me shume besnikeri tek ata qe nuk takuan pejgamberin alejhi selam.
Allahu ne diten e arafatit ia shpalli nje Ajet Pejgamberit alejhi selam,ku ky ajet ua then kurrizin atynve qe shikojn te njollosin fen e Allahut me shirkijate e bidate dhe thone se kjo eshte prej Islamit,thote ALlahu Subhanehu Ue Teala:"Sot persosa per ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntine time,dhe Jam i Kenaqur qe per ju zgjodha si fe Islamin".
Kete ajet shoket e Pejgamberit alejhi selam e kuptuan fort mire se cka don te thote dhe nuk punuan asnje veper qe nuk ka punuar mesuesi i tyre Muhammedi alejhi selam,pershkak se e dinin fort mire se perderisa Allahu e kompletoi fene ateher ska vend mo logjika e njeiut qe te nderhyn ne fen e Tij e te shton apo pakson dicka nga feja e te thot kjo eshte e mire e kjo eshte e keqe,se ata ishin qe e paten ndegjuar pejgamberin e Allahut duke thene: Nuk kam len dicka qe ju afron tek Allahun vetem se ju kam uredheru ta beni,e nuk kam len dicka qe u largon nga ALlahu vetem se ju kam ndaluar nga ajo.

Te nderuar,perderisa eshte keshtu ateher ne jemi te obliguar t'i pasojme shoket e pajgamberit dhe te veprojm sic kan vepru ato,pershkak se jemi te bindur fort se ato skan ber asgje pervec asaj qe ua ka leju Allahu dhe Pejgamberi i Tij dhe nuk kan vepru ate cka Allahu dhe Pejgamberi i Tij ua kan ndaluar qe ta bejn.E si mos te kemi bindje ne kete cka po themi kur ALlahu ne Kuran na tregon se: Allahu ishte i kenaqur me ato(sahabet) dhe ata (sahabet) ishin te kenaqur me Te(Allahun).
Ne nje hadith te vertet te Pejgamberit alejhi selam thuhet keshtu:Nje grup nga ummeti ime do te qendroj ne te verteten deri ne Diten e Kijametit... Nga ky hadith na behet e qart se do te ket njerez qe do te punojn me ate cfar kerkon Kurani,suneti dhe me ate se sic kan vepru shoket e te derguarit alejhi selam dhe nuk dalin jashte kesaj korrnize.
Ne kohen ne te cilen jetojm verehet qart se veprimet te cilet i bejn muslimanet nuk perputhen me porosit e Kuranit dhe te sunetit,e as me veprimet e shokeve te pejgamberit alejhi selam.Arsyeja se pse keshtu ndodh eshte per dy shkaqe:
1.Dyshimet qe jan futur tek muslimanet nga armiqet e islamit,dhe
2.pasimi i epshit.
Pika e pare mundet te largohet me leht se e dyta,pershkak se dyshimi largohet kur te vjen argumenti i qart(kuptohet per ate i cili eshte i sinqert dhe kerkon te verteten,nuk behet fjal ketu per inatcorin,se inatcori rradhitet ne piken e dyte dhe hyn tek epshoret)
Pika e dyte eshte me e veshtir per ta larguar perarsyese se personi nuk kerkon as argument e asgje tjeter pos asaj se si ta kenaq epshin e tij,vepron dicka nga dini vetemse ta arrij ate qe kerkon epshi i tij.
Per t'i larguar dyshimet ne duhet ta dim se cfar don te thote argument,dhe kur te vjen argumenti te dorezohemi para tij,duhet ta njohim Allahun dhe Pejgamberin alejhi selam,se kur te thote ALlahu dhe Pejgamberi alejhiselam dicka mos te mbetet dic tjeter per neve pos asaj cfar kane thene shoket e pejgamberit alejhi selam:Ndegjuam dhe rrespektuam, dhe kjo eshte shume e pranueshme te te gjithe ata qe quajn vetem musliman me plot kuptimin e fjales.
Populli yne(po flas per tek ne shqiptaret,edhe pse kjo eshte prezente edhe tek popujt tjer) sikur jane adaptuar ne keto dy pika dhe subhanAllah mendojn se ky eshte Islami,dhe keto veprime cfar i bejn(te bazuar ne dyshime dhe epshe) mendojn se jane te verteta dhe kur te del dikush dhe tia ben te qarta se keto vepra nuk jane as ne Kuran e as ne sunet e as shoket e pejgamberit alejhi selam nuk i kan vepru,fillojn me lloj lloj emrash te etiketojn.
Prej dyshimeve qe jane futur tek muslimanet nga ana e armiqve te islamit me qellim qe njerezit ti largojn nga burimi i Kuranit dhe Sunetit kan shpikur se disa qe kan dalur me mjekrra e me pantollona te shkurtera dhe po therrasin kinse ne Kuran dhe sunet jane te devijuar dhe jane larg asaj cka pretendojn,dhe per ti larguar syt e njerezve nga kete lloj kan shpikur termin VEHABISTA.
Sic ceka me lart,ai i cili eshte i sinqert dhe i cili don ta dij se cila eshte e verteta ai duhet qe ta kerkon argumentin dhe me Emrin e Allahut ka me gjet realitetin.
Kur ndegjon dikend duke i then dikujt Vehabi,pyete pse i thua Vehabi? Do te thote:keto vehabi e pasojn nje person me emrin Muhamed ibn AbdulVehab i cili ka mbyt musliman e ka ber ate e ka bere kete(genjeshtra,shpifje ndaj Muhamed ibn AbdulVehabit kinse ka mbytur musliman dhe shipfja tjeter eshte se kinse Vehabit e pasojken kete dijetar.Po,e pasojn kete dijetar si gjithe te tjeret,nuk bejn dallim.Tek "vehabit" eshte nje rregull te cilen rregull e kan marre nga Imam Maliku kur i ka then shokeve te tij duke qen afer varrit te Pejgamberit alejhi selam:Prej gjithve mirret edhe lihet,pervec banorit te ketij varri,duke bere me shenje kah varri i pejgamberit alejhi selam).Mos pyet se cfar musliman ka mbytur,por para kesaj pyete keshtu: Ti me the se ata jan Vehabi,e nga ana tjeter me thua se pasojn MUHAMMED ibn AbdulVehabin,a nuk eshte e udhes te etiketohen me MUHAMEDIJ e jo me Vehabi,se Muhamed e paska pasur emrin ai person te cilin e pasojn e jo Vehab?
Nese fillon ne kete menyr berjen e pyetjeve do ta shohesh se nje pjes e dyshimit qe ka qen prezent tek ti fillon te te largohet.
Shume mire e kan ditur armiqt e Allahut se nuk e ka pas emrin Vehab por Muhamed,por kan thene nese i etiketojm me emrin MUHAMEDIJ,ka mundesi qe njerzit te mashtrohen dhe ti pasojn pershkak se Pejgamberi i muslimanve e ka emrin MUHAMMED!
I nderuar lexues,ne temat tjera ke mundesi te njoftohesh edhe me hollesisht rreth asaj se nga e ka zanafillen ky etiketim,si kan ra muslimanet ne grackat e amirve te Islamit,kush eshte Muhammed ibn AbdulVehabi,a ka me te vertet vehabi apo nuk egzistojn fare ato,me shpres ne Allahun qe do te kesh dobi pasi qe ti lexosh.
Te nderuar vellezer musliman,mos bini ne grackat e armiqve te Allahut,ata armiq qe i dini dhe ata qe nuk i dini(munafikat),kapuni per Kuran dhe Sunet,hecni ne hapat e shokeve te Pejgamerit alejhi selam,se pasha Allahun nuk ka zgjidhje tjeter per ta fituar dunjan e ahiretin pos asaj qe kan qen sahabet.
Lusim Allahun e Madheruar qe te na ruan nga kurthat e dashakeqeve,gjithe ato kurtha qe mundohen tia bejne muslimaneve tua ben Allahu pluhur e mos te ken mundesi me i realizu tek muslimanet.Amin
I gjithe Falenderimi i takon ALlahut Subhanehu Ue Teala,paqja dhe meshira e Tij qoft mbi te Derguarin Muhammed alejhi selam,mbi familjen e tij te paster,shoket e tij dhe mbi gjithe ata qe i pasojn deri Diten e Kijametit.

0 comments:

Post a Comment

 

© 2010 VehabizmiBlogger Template by dzignine